Mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut!

Allahu i Lartësuar thotë:

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللهِ إِنَّ اللهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً
“Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.”
(Zumer, 53)

Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“O ti mëkatar, e të gjithë ne jemi të tillë, mos e humb shpresën nga mëshira e Allahut për shkak të veprave të tua të këqija. Sa shumë njerëz si ti Allahu i liron nga zjarri gjatë këtyre ditëve! Prandaj, ki mendim të mirë për Zotin tënd dhe pendohu tek Ai, sepse tek Allahu nuk shkatërrohet askush, përveç atij që është i shkatërruar.

Nëse mëkatet të kanë shkaktuar dhimbje, shëroji ato…duke i ngritur duart natën, kur nata është e errësuar. Dhe mos e humb shpresën nga mëshira e Allahut…sepse humbja e shpresës në të për shkak të mëkateve të tua është mëkat edhe më i madh. Mëshira e Tij ndaj vepërmirëve është nderim…ndërsa mëshira e Tij ndaj mëkatarëve është mirësi dhe bujari.”

(Leta’iful-Me’arif, f. 213)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button