Ngritja e duarve kur imami është në hytbe!

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ

• Pyetja:

Cili është gjykimi i ngritjes se duarve kur imami e mban hytben e Xhumasë?

• Përgjigja:

Ngritja e duarve (për të bërë lutje) kur imami e mban hytben e Xhumasë nuk lejohet! Madje e kanë qortuar sahabet (radijAllahu anhum) Bishër ibën Mervan, kur ai i kishte ngritur duart gjatë hytbes se Xhumasë.

Mirëpo, nga kjo bën përjashtim lutja për shi, sepse kjo është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se i kishte ngritur duart e tij në ditën e Xhuma, duke ju lutur Allahut të Lartësuar për shi! Poashtu edhe njerëzit i kishin ngritur duart bashkë me të!
Pos kësaj, nuk duhet ngritur duart për lutje gjatë hytbes se Xhumas!

~ Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

| Fetawa Erkanul-Islam f. 323-324 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button