Kërkimi i dijes është adhurim

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Në qoftë se me kërkimin e dijes ke për qëllim zbatimin e urdhrit të Allahut, atëherë çdo lëvizje që bën në këtë rrugë bëhet adhurim.

Nëse e përsërit mësimin, është adhurim.

Nëse mëson përmendësh, është adhurim.

Nëse ecën, është adhurim.

Është vërtetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem se ka thënë:

“Kush merr një rrugë në kërkim të dijes, Allahu, nëpërmjet saj, ia lehtëson një rrugë për në Xhenet.”

Kjo është një çështje që shpesh na shpëton nga vëmendja.

Shpesh i rishikojmë librat për të hulumtuar një çështje të caktuar, por nuk e kemi parasysh se në atë çast jemi duke bërë një adhurim, përmes të cilit shpresojmë shpërblimin e Allahut.

Mirëpo, nëse kërkuesi i dijes e ka parasysh se, duke kërkuar dije, po i bindet urdhrit të Allahut të Lartësuar, atëherë kërkimi i tij i dijes bëhet adhurim.”

(Tefsir Sureti Gafir, f. 10)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button