Kini kujdes nga ata që përgojojnë dijetarët, sepse janë fesatçinj në tokë!
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Përgojimi i dijetarëve përfshin përdhosjen e personalitetit të tyre, por edhe përdhosjen e asaj që ata bartin prej Sheriatit. Sepse, kur pesha e dijetarit bie në sytë e njerëzve, ata nuk do ta pranojnë më atë (dituri) që ai u përcjell.
Prandaj, ju paralajmëroj për ata njerëz për të cilët ju kam paralajmëruar edhe më parë: për ata të cilët i konsideroj fesatçinj në tokë. Ata ulen nëpër tubime dhe përgojojnë filanin e filanin. Ndërkohë, po të meditonit, do të gjenit se ata kanë më shumë të meta sesa ato për të cilat e kritikojnë atë person.
Kini kujdes nga këta! Mos u afroni me ta dhe përjashtojini nga tubimet tuaja, sepse janë fesatçinj në tokë, qoftë nëse e kanë pasur për qëllim apo jo. Sepse, kurdo që ndodh fesadi, ai që e shkakton atë është fesatçi. Mirëpo, nëse kjo bëhet me qëllim të përhapjes së fesadit, atëherë dëmi i tij është edhe më i madh dhe më i rëndë.
Po kështu është edhe ngjasimi me jobesimtarët: sa herë që ndodh, edhe nëse nuk synohet ngjasimi me ta, gjykimi i tij mbetet në fuqi. Ndërsa, nëse ngjasimi bëhet me qëllim, atëherë është edhe më i rëndë.”
(Sher’h el-Er’beine en-Neueuijje, f.349)
Përktheu: Besim Gjelaj