Pa dije nuk ka lumturi

Shejh Rebi‘ elMed’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Umeti nuk mund të jetë i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër, përveçse përmes dijes të cilën Allahu ua shpalli të Dërguarve të Tij, për t’i udhëzuar njerëzit drejt asaj që u sjell lumturi në fenë dhe në botën e tyre të ardhshme.

Prandaj, lumturia në këtë umet dhe në çdo umet tjetër nuk arrihet përveçse përmes dijes që Allahu ua mëson të Dërguarve të Tij, të cilët ua përcjellin atë popujve të tyre, dhe kështu ata arrijnë lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër. Kush e kundërshton këtë, atëherë, pasha Allahun, është në mjerim, poshtërim dhe përçmim.

Çdo e mirë dhe çdo lumturi e dobishme për umetin arrihet vetëm përmes dijes me të cilën erdhi Muhamedi salAllahu alejhi ue selem; përmes dijes mbi të cilën ndërtohen besimet e sakta, metodologjitë e sakta, veprat e mira dhe morali i lartë e i virtytshëm.”

(El-Lubab, f. 233)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in

Related Articles

Back to top button