Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) ishte ulur në Xhaminë e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, si zakonisht, duke transmetuar hadithet e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, ndërsa nxënësit rreth tij po dëgjonin.
Papritur, dikush thirri: “Ka ardhur në Medinë një elefant i madh!” Banorët e Medinës nuk kishin parë më parë elefant, sepse Medina nuk është vend ku gjenden elefantë. Atëherë, të gjithë nxënësit u ngritën me nxitim për ta parë elefantin dhe e lanë Malikun, përveç Jahja ibën Jahja el-Lejthiut.
Imam Maliku e pyeti: “Pse nuk dole me ta? A ke parë ndonjëherë elefant më parë?” Jahjai u përgjigj: “Unë kam ardhur në Medinë për të parë Malikun, jo për të parë elefantin.“
(Sijer A’lam en-Nubela, 10/521)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.