Kam dyshime rreth Islamit të Havarixhëve
“Nëse këta që dalin kundër disa prej sundimtarëve muslimanë duan të dalin (të luftojnë), le të dalin kundër jobesimtarëve idhujtarë; por ata duan të përhapin fitne mes muslimanëve.”
“Prandaj, në të vërtetë, unë kam një dyshim të madh në njërën prej dy çështjeve: në Islamin e tyre të vërtetë. Domethënë, kam frikë se mos janë armiq të Islamit që janë veshur me petkun e muslimanëve.”
“Dhe nëse është e kundërta, pra nëse janë vërtet muslimanë, atëherë ata janë injorantë në shkallën më të lartë të injorancës.”
“Unë e konsideroj të pamundur që këta të jenë prej muslimanëve; përkundrazi, ata janë prej atyre që shtiren me pamjen e Islamit dhe duan të njollosin pastërtinë, bardhësinë dhe qartësinë e Islamit, duke i atribuar atij vepra nga të cilat Islami dhe muslimanët e vërtetë janë të pafajshëm, aq sa ujku është i pafajshëm nga gjaku i birit të Jakubit.”
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë,
(Fetawa el-Ulemail-Ekebir lima Uhdire mined-dimei fil-Xhezair 1/102-107)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.