Kjo nuk është syefaqësi!
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Ka disa gjëra që nuk konsiderohen syefaqësi, prej tyre:
1. Të vishet njeriu me rroba më të mira sa herë që del nga shtëpia, si dhe të zbukurohet në përgjithësi kur del para njerëzve.
2.T’i fshehë mëkatet e veta dhe të mos i shfaqë ato.
3.Të jetë më aktiv në adhurim kur i sheh njerëzit që adhurojnë Allahun.
4.Nëse njeriu e kryen një vepër për hir të Allahut, e pastaj Allahu bën që besimtarët ta lavdërojnë, dhe ai gëzohet për këtë, kjo nuk i bën dëm dhe nuk konsiderohet syefaqësi.
(El-Kaulul-Mufid ala Kitabit-Teuhid, 2/239)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.