Havarixhët: adhurimi dhe devijimi
Sa u përket bidatçive, do të shohësh se havarixhët i bëjnë tekfir disa prej sahabëve. Kush e vrau Uthmanin? Havarixhët! Kush e vrau Aliun, radijAllahu anhu? Havarixhët! Dy njerëzit më të mirë të kohës së tyre, Uthmani dhe Aliu, u vranë nga njerëz që kërkonin t’i afroheshin Allahut të Lartësuar përmes asaj vepre. A ka devijim më të madh se ky devijim?!
Pastaj vjen Ibën Mulxhemi, AbduRrahman ibën Mulxhemi, ai që e vrau Aliun. Ai ishte një prej havarixhëve që e adhuronte Allahun me shumë përkushtim. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem duke i përshkruar ata ka thënë: “Dikush prej jush e nënvlerëson namazin e vet ne raport me namazin e tyre, si dhe agjërimin e vet me agjërimin e tyre.” Veprimet e Aliut, radijAllahu anhu, nuk i pëlqyen atij. Prandaj, ai bëri përpjekje dhe u morën vesh që t’i vrasin tre (sahabe) prej tyre: ndër ta Aliun. Kështu, Aliu u vra.
Pastaj erdhën te Ibën Mulxhemi për t’ia prerë kokën. Ai u tha: “Po ju kërkoj që të mos ma preni kokën menjëherë, por m’i preni gjymtyrët një nga një, në mënyrë që ta shijoj torturimin e trupit tim në rrugën e Allahut të Madhëruar dhe të Lartësuar!” A ka dëshirë më të madhe se kjo për ta fituar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar?! Por, a ishte Allahu i kënaqur me ta? Jo! Përkundrazi, ata janë qentë e Xhehenemit, siç ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Kudo që t’i takoni, vritini ata, sepse ai që i vret do të ketë shpërblim për vrasjen e tyre.”
E gjithë kjo, ndonëse ata kishin një adhurim të madh. Dëgjojeni se çfarë thotë një havarixh tjetër kur e lavdëron atë që e vrau Aliun dhe thotë: ‘Çfarë goditjeje nga një njeri i devotshëm! Ai nuk synoi me të asgjë tjetër, përveçse të arrinte kënaqësinë e Zotit të Arshit. Sa herë që e kujtoj, mendoj se ai është njeriu me peshën më të rëndë të veprave të mira tek Allahu.’ Pra, ai thotë se njeriu me peshën më të rëndë të veprave të mira tek Allahu është pikërisht ai që e vrau Aliun! Ky është devijim, një devijim i qartë, pavarësisht adhurimit të shumtë dhe përmirësimit të dukshëm në sjellje. Por, ata janë qentë e Xhehenemit! Përse? Sepse nuk iu përmbajtën rrugës së sahabëve, radijAllahu anhum. Prandaj, rruga e parë dhe xhemati janë grupi i shpëtuar, ndërsa të gjithë ata që janë jashtë kësaj rruge, pa dyshim, janë të kërcënuar me Zjarrin dhe i përkasin njerëzve të devijimit.
Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in