Halloweeni: Origjina dhe rreziku i tij

Festimi i Halloweenit është prej gjërave më të rënda të ndaluara, prej të këqijave më të shëmtuara dhe prej mëkateve më të neveritshme.

  1. Origjina e Halloweenit i ka rrënjët në tradita fetare pagane dhe të krishtera.
  2. Priftërinjtë e krishterë ishin të parët që e themeluan këtë festë në vendet e tyre, para qindra vjetësh.
  3. Nga gjërat më të rrezikshme të kësaj feste është se ajo është themeluar mbi një bindje të kufrit (mosbesimit), mbi besimin te shpirtrat e të vdekurve dhe te ndikimi i tyre te njerëzit, duke u sjellë dobi ose dëm.
  4. Për këtë arsye, gjatë Halloweenit, ata përpiqen ta largojnë dëmin dhe të keqen që, sipas besimit të tyre, mund t’ua shkaktojnë shpirtrat e të vdekurve, duke kryer rituale të shumta dhe të ndryshme.
  5. Halloweenin e quajnë edhe ‘festë e tmerrit’ dhe ‘festë e frikës’, sepse, sipas tyre, këta shpirtra janë burim frike dhe ata tmerrohen shumë prej tyre.
  6. Halloweenin e quajnë edhe ‘festë e shejtanit’, sepse shejtani është prijësi i së keqes dhe i shpirtrave të këqij e të ligj.
  7. Gjatë Halloweenit, ata përdorin shumë pamje të shpirtrave të frikshëm, sipas pretendimeve të tyre, skelete të tmerrshme, maska të frikshme, si dhe vizatime e fotografi që, sipas pretendimeve të tyre, paraqesin shejtanët.
  8. Periudha e Halloweenit është ndër periudhat kur dyqanet e magjisë dhe astrologjisë kanë më së shumti aktivitet. Në këtë kohë shtohet interesimi për magjistarët, kanalet e tyre, si dhe komunikimi me ta përmes telefonatave dhe mesazheve.
  9. Kohët e fundit, ata i kanë shtuar Halloweenit edhe forma të ndryshme argëtimi për popullin e tyre dhe për të tjerët, si fishekzjarre, dhurata, vallëzim, këngë, filma, seriale, gara dhe ulje çmimesh.

Këtë e bëjnë për t’u siguruar që kjo festë të vazhdojë dhe të mos zhduket, si dhe për të përfituar prej saj në aspektin fetar, ekonomik e politik, për të fituar famë dhe për të ndikuar te njerëzit. Gjithashtu, synojnë t’i tërheqin edhe të tjerët, veçanërisht muslimanët, që ta festojnë Halloweenin njësoj si ata.

Shejh AbdulKadir el-Xhunejd, Allahu e ruajttë!
Burimi: https://t.me/aljounaid77/3476
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button