“Më përkujtoni Mua, Unë do t’ju përkujtoj ju.” (Bekare 152)

Allahu i Lartësuar thotë:

فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ

“Më përkujtoni Mua, Unë do t’ju përkujtoj ju.”
(Bekare 152)


Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Sikur në përmendjen (dhikrin) e Allahut të mos kishte tjetër dobi përveç kësaj, do të mjaftonte kjo për ta dëshmuar vlerën dhe madhështinë e saj.”

Po ashtu, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, në hadith kudsij që e transmeton prej Zotit të Tij të Madhërishëm dhe të Lartësuar:

“Kush më përmend Mua në vete, edhe Unë e përmend atë në Veten Time. E kush më përmend Mua në një tubim, edhe Unë e përmend atë në një tubim më të mirë se ai.”

(Uabilus-Sajjib f. 96)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button