Cili është njeriu më trim?
Alij ibën Ebi Talib, radijAllahu anhu, njëherë pyeti: “Cili është njeriu më trim?” Ata thanë: “Ti.”
Aliu, radijAllahu anhu, tha: “Sa për mua, nuk jam përballur me askënd pa qenë korrekt me të. Por më trimi është Ebu Bekri. Kam parë ditën kur Kurejshët u vërsulën mbi të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem: njëri i vinte nga njëra anë, tjetri nga ana tjetër, duke i thënë: ‘Ti, a po i shndërron të adhuruarit tanë në një të vetëm?!’
Pasha Allahun, askush nuk iu afrua për ta mbrojtur, përveç Ebu Bekrit: ai e godiste njërin, e largonte tjetrin dhe thoshte:
أَتَقْتُلُونَ رَجُلًا أَنْ يَقُولَ رَبِّيَ اللَّهُ
“A do të vrisni një njeri sepse thotë: Zoti im është Allahu?” (Gafir 28).
Pastaj Aliu, radijAllahu anhu, qau dhe tha: “Po ju betohem në Allahun: kush është më i mirë, besimtari nga familja e Faraonit apo Ebu Bekri?” Njerëzit heshtën.
Atëherë, Aliu, radijAllahu anhu, tha: “Pasha Allahun, një çast nga jeta e Ebu Bekrit është më i vlefshëm se ai. Ai e fshehu besimin e tij, kurse Ebu Bekri e shpalli hapur besimin e vet.”
(Fet’hul-Bari 7/170)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.