Emrat nuk e ndryshojnë realitetin
Nga metodat e batinive është përdorimi i shprehjeve sheriatike dhe emrave tërheqës ndaj të tjerëve. Për shembull, Huthitë e quajnë grupin e tyre “EnsarUllah” (Përkrahësit e Allahut).
Jo çdokush që emërtohet me një emër të bukur është nga ata që e meriton atë emër. Emrat nuk i ndryshojnë realitetet. Pretendimi me emrin “Përkrahësit e Allahut” nuk nënkupton që kjo është ndihmë për Të, nëse veprat e kundërshtojnë atë.
Si mund të thuhet për Huthitë: “Përkrahësit e Allahut”, ndërkohë që ata janë armiq të Tij, armiq të të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve, dhe kanë sulmuar muslimanët dhe vendet e tyre të shenjta?!
Prandaj, emërtimi i tyre “EnsarUllah” nuk e ndryshon realitetin e veprave të tyre. Titujt nuk i ndryshojnë realitetet. Ai që i armiqëson muslimanët dhe cenon sigurinë e tyre, nuk përfiton nga pretendimi se është përkrahës i Allahut.
Realiteti i tyre është se janë përkrahës të Iblisit dhe përkrahës të së kotës. Shembulli i tyre është sikurse Partia e Latit, e cila e quajti veten “HizbUllah – Partia e Allahut”, ndërkohë që në realitet, për nga besimi i saj dhe dëmi që i ka shkaktuar Islamit dhe pasuesve të tij, është parti e shejtanit, pavarësisht sloganeve që i lartëson ai si grup.
Një nga metodat e batinive është përdorimi i shprehjeve sheriatike dhe emrave tërheqës, pastaj shmangia e tyre nga kuptimet e njohura dhe dhënia e kuptimeve të fshehta (batinije), të cilat bien ndesh me kuptimin e dukshëm të Sheriatit.
Për këtë arsye, Ibën Tejmije ka sqaruar se mësimi merret nga realiteti i kuptimit dhe jo thjesht nga emri dhe pretendimi. Ndër shembujt më të qartë të kësaj është interpretimi i tyre i namazit, agjërimit, haxhit, Xhenetit dhe Zjarrit me kuptime të tjera, jo me kuptimet e tyre sheriatike. (Mexhmu‘ul-Fetaua, 13/236–237).
Shejh AbdusSelam Suhejmi, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.