Sqarimi i disa gjërave që gjenden te Huthitë
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin mbi më të nderuarin e pejgamberëve dhe zotërinë e të dërguarve, pejgamberin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Më pas:
Kushdo që i ka pa disa prej broshurave të Huthive, të cilat ata dhe banda e tyre kriminale i besojnë, si dhe dëgjon fjalimet e tyre dhe deklaratat e tyre në intervistat që janë publikuar nga disa prej tyre, e dëgjon se çfarë përmbajnë ato, siç janë:
1.Sulmet ndaj sahabëve në përgjithësi.
2.Mallkimi i halifëve të drejtë (hulefaurr-rrashidinë) në veçanti.
3.Konsiderimi i Uthmanit (radijAllahu anhu) si pabesimtar, prej të cilit engjëjt e të Gjithëmëshirshmit turpëroheshin.
4.Sulmet ndaj nderit të nënës së besimtarëve, Aishes, bashkëshortes së të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Allahu qoftë i kënaqur me të dhe me të gjithë sahabët.
5.Madje, edhe sulmet ndaj vetë Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem.
6.Teprimi në qëndrimin ndaj Aliut, radijAllahu anhu.
7.Kërkimi i ndihmës prej tij, në vend të Allahut.
8.Lutja drejtuar atij në çaste të vështira, në fushëbeteja, gjë që e kemi parë dhe dëgjuar në lajmet e transmetuara përmes transmetimeve të drejtpërdrejta.
9.Lëshimi i raketave drejt Mekës se shenjtë dhe Medinës se ndritshme, si dhe frikësimi i banorëve të atyre dy vendeve, dhe atyre që kryejnë umren dhe i vizitorëve.
10.Thirrja e tyre për t’i çliruar këto dy qytete – siç pretendojnë ata – nga sundimtarët e tyre të mirë e të devotshëm, të cilët kujdesen për to në mënyrën më të mirë, familja Al-Saud, përkrahësit e Teuhidit dhe Sunetit.
Them: Kushdo që ka parë diçka nga këto, nuk do të ketë dyshim se ky grup është larg fesë islame, larg asaj që ndiqte i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe sahabët e tij fisnikë, si dhe larg asaj që ndjekin të gjithë muslimanët.
E lusim Allahun Bujar, Zotin e Arshit madhështor, që ta shpejtojë shkatërrimin dhe zhdukjen e tyre, ta pastrojë vendin e Jemenit prej tyre dhe prej ndyrësisë së tyre, si dhe t’i ndihmojë vëllezërit tanë muslimanë në Jemen kundër tyre. Vërtet, Ai është më i Miri prej të Cilit kërkohet ndihmë. I Lartësuar është Ai!
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij, si dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
E shkroi: Shejh Muhamed ibën Hadi el-Med’halij, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in