Kërkimi i dijes është adhurim

“Në qoftë se me kërkimin e dijes ke për qëllim zbatimin e urdhrit të Allahut, atëherë çdo lëvizje që bën në këtë rrugë bëhet adhurim. Nëse e përsërit mësimin, është adhurim. Nëse mëson përmendësh, është adhurim. Nëse ecën, është adhurim. Është vërtetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem se ka thënë: “Kush merr një rrugë në kërkim të dijes, Allahu, nëpërmjet saj, ia lehtëson një rrugë për në Xhenet.”

Kjo është një çështje që shpesh na shpëton nga vëmendja. Shpesh i rishikojmë librat për të hulumtuar një çështje të caktuar, por nuk e kemi parasysh se në atë çast jemi duke bërë një adhurim, përmes të cilit shpresojmë shpërblimin e Allahut. Mirëpo, nëse kërkuesi i dijes e ka parasysh se, duke kërkuar dije, po i bindet urdhrit të Allahut të Lartësuar, atëherë kërkimi i tij i dijes bëhet adhurim.”

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë,
(Tefsir Sureti Gafir, f. 10)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button