Fitneja vjen e mbuluar me petkun e së vërtetës!
Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë, thotë:
“Nuk vjen ndonjë fitne mes muslimanëve ku e kota të jetë e qartë që nga fillimi i saj; sepse po të ishte ashtu, nuk do të ngatërrohej çështja dhe njerëzit nuk do të sprovoheshin me të.
Fitne quhet vetëm atëherë kur në të ka një lloj petku të së vërtetës, me të cilin ngatërrohet e kota që gjendet brenda saj.
Çdo fitne që ndodh, pala e qortuar ka me vete një pjesë të së vërtetës, por ajo nuk është pala e së vërtetës, sepse e kota që ka me vete është më e madhe se e vërteta që ka.
Në fitne nuk hyn askush përveç atij që ka mangësi në dituri. Ndërsa ai që e ka diturinë të rrënjosur, ose merr prej atyre që janë të rrënjosur në dituri, fitneja nuk i shitet atij; sepse realiteti i sprovimit është ngatërrimi i së vërtetës me të kotën.
Dhe prej fitnes është që i sprovuar me fitne të thotë: “Ti je ai që ke rënë në fitne, sepse nuk je kapur pas Kur’an-it”, duke u argumentuar me tekstet që nuk janë plotësisht të qarta.”
(Sher’h Kitab Usulil-Iman, f. 89)
Përktheu: Besim Gjelaj