Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ne gjithmonë dhe vazhdimisht kemi thënë: metodologjia (men’hexhi) jonë është Libri i Allahut (Kur’ani), Suneti i të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem dhe ajo në të cilën kanë qenë muslimanët e parë të mirë (selefus-salih). Sot nuk mjafton aspak që t’i thërrasim njerëzit vetëm te Kur’ani dhe Suneti, sepse nuk do të gjesh asnjë nga këto xhemate të ndryshme, të hershme apo të reja, që të thotë: ‘Ne nuk bazohemi në Kur’an dhe Sunet’. Madje nuk do të gjesh asnjë grup, qoftë edhe nga murxhiat apo mu’tezilitë, që të thotë: ‘Ne nuk bazohemi në Kur’an dhe Sunet’; të gjithë thonë kështu (që bazohemi në Kur’an dhe Sunet).

Atëherë, cili është dallimi mes këtyre xhematëve, kur të gjitha thonë – dhe janë të sinqerta në atë që thonë si fjalë, nuk mund t’i akuzojmë për gënjeshtër – ‘Ne bazohemi në Kur’an dhe Sunet’? Dallimi është se ato nuk janë të sinqerta në zbatimin e Kur’anit dhe Sunetit sipas asaj që kanë qenë muslimanët e parë të mirë (selefus-salih). Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me ta.”

(Huda ue Nur, Nr. 524)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button