Sjellja me gruan!


بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ


Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Është obligim për burrin që të sillet me gruan e tij ashtu siç ka dëshirë të sillet ajo me të! Duke e përmbushur detyrimin ndaj saj dhe duke e sjellë dashurinë e ndërsjellë mes tij dhe saj!

Ashtu siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në kriterin e jetës bashkëshortore: “Mos ta urrejë besimtari besimtaren!” Që do të thotë; mos ta urrejë atë dhe mos t’i shpall armiqësi, sepse diçka që nuk i pëlqen tek ajo, i pëlqen diçka tjetër prej saj. Gjithashtu, ka porositur me mirësjellje ndaj grave, duke thënë: “Ato janë krijuar nga brinja, e pjesa më e lakuar e brinjës është maja e saj, nëse tenton për ta drejtuar do ta thyesh.”
Pra, nëse dëshiron të kënaqesh me të, kënaqu ashtu si është! Duhet të shikohet në udhëzimin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe etikën e tij me familjen e vet, ku ai ishte njeriu më i mirësjellshëm në raport me familjen e vet sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ndonëse edhe ka thënë: “Më i miri prej jush është ai cili sillet më se miri prej jush në sjellje me familjen e vet, kurse unë jam më i miri prej jush në mirësjellje me familjen time!”

Le ta dijë secili, se lumturia bashkëshortore nuk vjen si shkak i përdorimit të forcës, duke imponuar dominim e pushtetit më të lartë dhe se gruaja tek ai të ketë pozitën më të ulët, e gjithë kjo është gabim. Mirëpo, e ka parasysh se ajo është gruaja dhe shoqja e tij, nëna e fëmijëve dhe kujdestarja e shtëpisë së tij. Pra, le ta nderojë atë ashtu siç ka dëshirë që ajo ta nderojë atë. Gjithsesi, edhe gruaja ka detyrime ndaj burrit, si dhe ka detyrim të madh mbi të (në raport me burrin).

Prandaj le të bëj përpjekje maksimale për ta realizuar atë që e shkakton kënaqësinë dhe gëzimin e tij, kështu që mes tyre të mbretërojë bashkimi, afërsia dhe dashuria!

| Nurun Ala Dërb 273 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button