Gjykimi i lutjes: “Të lutem me hakun e Pejgamberit”.

Gjykimi i lutjes: “Të lutem me hakun e Pejgamberit”.

Pyetje: Cili është gjykimi i ndërmjetësimit (teuesuli) tek Allahu me pozitën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?

Pyetësi: Me pozitën, pra të kërkohet me pozitën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – a lejohet apo nuk lejohet?

Shejhu: Domethënë, a thotë njeriu: “O Zot, të lutem me pozitën e Muhamedit, që të më falësh”, për shembull?

Pyetësi: Po.

Shejhu: Jo, nuk lejohet. Sepse çdo gjë që ka të bëjë me krijesën është krijesë, dhe ndërmjetësimi tek Allahu me një krijesë nuk lejohet. Allahu është më i madh se kaq. Por njeriu lejohet të ndërmjetësojë vetëm me ato gjëra që janë vërtetuar në sheriat dhe nuk duhet të shtojë kurrë mbi to.

Tani, shiko për çudi dhe me pak fjalë: e gjen se shumica e njerëzve – madje edhe disa nga ata që konsiderohen të veçantë, disa dijetarë dhe disa shujuh – në lutjet e tyre përdorin shprehje si: “Të lutem me pozitën e Muhamedit, me hakun e Muhamedit”. Por, a ke dëgjuar ndonjëherë që ata të bëjnë teuesul tek Allahu me ndonjë emër nga emrat e Tij ose me ndonjë cilësi nga cilësitë e Tij?

Pyetësi: Unë, në të vërtetë, e kam dëgjuar shumë.

Shejhu: Përgjigjja është: Jo. Si thua se e ke dëgjuar shumë? Më trego një shejh që, kur lutet për njerëzit në xhami, të thotë: “Të lutem o Allah, se Ti je Allahu, Një dhe i Vetmi, Zotëruesi i Vetëmjaftueshëm, që nuk lind dhe nuk është i lindur, dhe s’ka asnjë të barabartë me Ty.”

Pyetësi: Sinqerisht, unë këtë lutje e kam dëgjuar disa herë në qytetin e haxhilerëve (Meke).

Shejhu: O vëlla, Allahu të udhëzoftë. E ke dëgjuar nga një person, por kjo nuk e përjashton rregullin që po themi.

Pyetësi: Po, kjo është e saktë, nuk e përjashton rregullin.

Shejhu: SubhanAllah! Ne nuk po themi se Ehlu-suneti nuk ekzistojnë, por themi se ata që veprojnë kështu janë shumë pak. Në vend që të përsërisin atë që është legjitime dhe e saktë në Sunet, ata përsërisin atë që është e braktisur dhe që nuk ka bazë në Sunet.

Pyetësi: E vërtetë.

Shejhu: Pra, ata në fakt po e realizojnë ajetin që Allahu e ka zbritur për hebrenjtë:

أتَسْتَبْدِلُونَ الَّذِي هُوَ أَدْنَى بِالَّذِي هُوَ خَيْرٌ
“A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është më e thjeshtë?!” (Bekare, 61).

Ky është zëvendësim.

Pyetësi: Allahu të shpërbleftë me të mira, Allahu të begatoftë.

Shejhu: Edhe ty të begatoftë Allahu.

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
| Huda ue Nur 227 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button