Sjellja e ndërsjellë bashkëshortore!

Pyetje: Një grua pyet për hakun e bashkëshortit ndaj saj, ku thotë: “Është i vrazhdë në sjellje dhe nuk shpenzon për të?”

Përgjigja: Është obligim ndaj bashkëshortit që të sillet mirë me bashkëshorten, bazuar në fjalën e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar:

وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ

“…Jetoni e silluni mirë me to!” | Kur’an • Nisa 19 |

Si dhe:

وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ

“…Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi…” | Kur’an • Bekare 228 |.

Nuk lejohet për njeriun që mos t’i përmbush detyrimet e veta ndaj bashkëshortes. Si dhe, le ta di se nëse ajo tani nuk e merr hakun e vet, do ta marrë Ditën e Kiametit nga veprat e tij! Dhe çfarë mendoni sikur të jetë gruaja rivali juaj Ditën e Kiametit? T’i keni frikën Allahut tani meqë mund ta përmbushni detyrimin tuaj ndaj grave, mos e teproni dhe mos i anashkaloni!

Kurse, sa i përket bashkëshortes, ne i themi asaj: “Duro dhe llogarit në shpërblim prej Allahut të Plotfuqishëm dhe ta dini se kjo gjendje nuk vazhdon përgjithmonë, dhe se njeriut i ndryshon gjendja, si dhe lutjuni Allahut që ta udhëzojë bashkëshortin tuaj dhe kështu ta përmbushni detyrimin tuaj!

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
Likaa Shejhrij 54
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Back to top button