Dalja e gruas e parfumosur nga shtëpia
Ebu Hurejra radijAllahu anhu takoi një grua të parfumosur dhe i tha: Ku po shkon, o robëreshë e të Fuqishmit? Ajo tha: Në xhami. Ai tha: Për të je parfumosur? Ajo tha: Po. Ebu Hurejra tha: I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Çdo grua që del nga shtëpia e saj e parfumosur, duke dashur të shkojë në xhami, Allahu i Madhëruar nuk ia pranon namazin derisa të kthehet dhe të lahet prej atij parfumi, ashtu siç lahet nga xhunubllëku.” (Musnedi i imam Ahmedit).
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse kjo është e ndaluar për atë që dëshiron të shkojë në xhami, atëherë si është gjykimi për atë që dëshiron të shkojë në tregje, rrugica dhe rrugë? Pa dyshim, kjo është edhe më e ndaluar dhe mëkat më i madh.”
Ibën Haxher el-Hejtemi ka përmendur në librin Ez-Zeuexhir se dalja e gruas nga shtëpia e saj e parfumosur dhe e zbukuruar është prej mëkateve të mëdha, edhe nëse burri i saj ia lejon këtë. Këto hadithe janë të përgjithshme dhe përfshijnë të gjitha kohët.
(Muhtesar Xhilbab el-Mer’eti el-Muslimeh, f. 44)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.