Si ta bëjmë nijetin e mirë në kërkimin e diturisë?

Pyetja: Cila është këshilla jote për kërkuesin e dijes nga ana e nijetit të mirë?

Përgjigjja: Këshilla ime për kërkuesin e dijes nga ana e nijetit të mirë është që ai të ketë qëllime të qarta në kërkimin e dijes:

Së pari: Të synojë të përmbushë urdhrin e Allahut; sepse Allahu ka urdhëruar kërkimin e dijes dhe ka lavdëruar dijetarët, duke thënë:

فَأَعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ
“Dije, pra (o Muhamed) se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut…”
(Muhamed 19).

Dhe:

يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ
“…Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të larta ata të cilëve u është dhënë dituri…”
(Muxhadele 11).

Së dyti: Të ketë qëllim ruajtjen e Sheriatit të Islamit; sepse Sheriati nuk ruhet përveçse nga njerëzit që e njohin dhe që janë pjesë e tij.
Së treti: Të synojë heqjen e injorancës nga vetja e tij; sepse njeriu natyralisht është i paditur dhe nuk di asgjë pa mësuar.
Së katërti: Të ketë qëllim të heqë injorancën edhe nga të tjerët, duke shpërndarë dijen e tij mes njerëzve.
Së pesta: Të ketë qëllim të mbrojë Sheriatin; sepse mbrojtja e Sheriatit nuk mund të bëhet pa dituri. Nëse vjen dikush që të kundërshton për diçka dhe ti nuk ke dituri, nuk do të dish çfarë t’i thuash.
Së gjashti: Të ketë qëllim të veprojë sipas asaj që mëson; sepse ai që vepron sipas dituris së tij, Allahu ia shton diturinë. Allahu i Lartësuar thotë:

وَيَزِيدُ اللَّهُ الَّذِينَ اهْتَدَوْا هُدًى
“Dhe Allahu ua shton udhëzimin atyre që ecin drejtë…”
(Merjem 76).

Këto gjashtë gjëra duhet të jenë gjithmonë në mendjen tënde.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Fetawa Ale Tarik f.98)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button