Allahu e ruan robin e sinqertë nga mëkatet!

Hafidh Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu i Lartësuar e ruan fenë e besimtarit dhe vendos pengesa ndërmjet tij dhe asaj që mund t’ia dëmtojë fenë, përmes shkaqeve të cilat robi mund të mos i vërejë fare, madje disa prej tyre mund edhe t’i urrejë. Kjo ngjan me mënyrën se si Allahu e ruajti Jusufin alejhi selam, Allahu i Lartësuar thotë:

كَذَٰلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ السُّوءَ وَالْفَحْشَاءَ ۚ إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُخْلَصِينَ
“Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë të sinqertë.”
(Jusuf 24).

Prandaj, kush është i sinqertë me Allahun, Allahu e shpëton atë nga e keqja dhe imoraliteti, e ruan prej tyre në mënyra që ai nuk i ndien dhe e pengon nga shkaqet e mëkateve shkatërruese. Sikurse ka thënë Ma’ruf el-Kerhiju kur pa disa të rinj që po përgatiteshin të dilnin në luftë në një kohë fitneje:

O Allah, ruaji ata! Dikush i tha: A po lutesh për këta?! Ai tha: Nëse Allahu i ruan ata, ata nuk do të dalin drejt asaj që kanë synuar.”

(Mexh’mu’urr-Rresail, 2/127)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button