A ka lutje të posaçme kur bëhet therja e kafshës?
Pyetësi: A ka ndonjë lutje të posaçme kur duam të kryejmë therjen e akikas (kurbanit pas furnizimit me fëmijë) si p.sh.: “O Allahu im, kjo është për filanin, të birin e filanit”?
Shejhu: Jo, nuk është legjitime.
Pyetësi: Pra, çfarë thuhet?
Shejhu: Asgjë, përveç asaj që thuhet kur bëhet çdo therje tjetër: “Bismil-Lah, Allahu ekber”
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
(Silsiletul-Huda uenNur, Nr. Kasetës 323)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.