Vlera e ditëve të Dhil-hixh-xhes
Sa i përket vlerës së këtyre ditëve, ditëve të Dhil-hixh-xhes, aludon Kur’ani dhe Suneti. Në Kur’an thuhet:
“Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe tekin!”
(Fexhr 1-3).
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“Ka për qëllim dhjetë ditët e para të Dhul-hixh-xhes, kështu ka thënë: Ibën Abbasi, Ibën Zubejri, Muxhahidi e shumë të tjerë nga muslimanët e parë” (Tefsir Ibën Kethir)
Kurse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Nuk ka ditë, ku vepra e mirë është më e dashur tek Allahu së sa këto ditë! Disa i thanë: As lufta në rrugën e Allahut? Tha: As lufta në rrugën e Allahut, përveç një njeri që del nga shtëpia e tij me vetën dhe pasurinë e tij, e pastaj nuk kthehet me asgjë” (Buhariu).
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë në Tefsirin e tij e shënon një hadith që transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu, e që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“elAshri janë ditët e Dhil-Hixh-xhes, elVetri është dita e Arafatit, kurse eshShef’i është dita e therjes së Kurbanit”. (Tefsir Ibën Kethir).
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.