Kurban Bajrami

Duke pas parasysh situatën që kemi si shkak i korona virusit Covid 19, Kurban Bajrami nuk do të falët në Xhamia. Andaj, është legjitime për muslimanin që namazin e Kurban Bajramit ta falë në shtëpi me familjen e tij bazuar në atë që transmetohet prej Enes ibën Malik, radijAllahu anhu, që kur i ikte falja e namazit me xhemat, e tubonte familjen e tij dhe e falte me ta në shtëpi (elMugni 2/290).

Dhe në lidhje me këtë, kemi disa çështje:

Çështje e parë: Koha e tekbireve

Tekbiret fillojnë që nga dita e Arafatit (dmth: sot) e deri në ditën trembëdhjetë Dhil-Hixh-xheh (deri ditën e katërt të Bajramit).

Çështja e dytë: Mënyra e tekbireve

Ibën Mes’Udi radijAllahu anhu bënte tekbire dhe thoshte:

“Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, La ilahe il-lAllah, uAllahu ekber, Allahu ekber ue lil-Lahil-hamd”

(Bejhekiu 3/315)

Çështja e tretë: Koha e faljes së namazit të Kurban Bajramit

Koha e namazit të Kurban Bajramit fillon përafërsisht mes një çerek ore deri gjysmë ore pas lindjes së diellit.

(Sherhul-Mu’mti 5/118, shejh Uthejmini)

Çështja e katërt: Mënyra e faljes së namazit të Kurban Bajramit

Namazi i Kurban Bajramit i ka dy rekate

Pas tekbirit fillestar, thuhet lutja hyrëse (Subhaneke), pastaj thuhet gjashtë herë Allahu ekber, pastaj thuhet elFatiha dhe një sure. Bëhet rukuja dhe dy sexhde.

Pas ngritjes nga sexhdeja për në rekatin e dytë, fillimisht thuhet pesë herë Allahu ekber, pastaj thuhet elFatiha dhe një sure. Bëhet rukuja dhe dy sexhde, teshehudi dhe jepet selam.

Në rekatin e parë, pas elFatihas, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e thoshte suren el’Ale, kurse në të dytin elGashijeh. E ndonjëherë e thoshte suren Kaf në rekatin e parë, kurse në të dytin elKamer.

(Sifatus-Salet f.123, shejh Albani)

Me këtë përfundon falja e namazit të Kurban Bajramit në shtëpi, pra nuk ka hytbe.

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button