Vlera e agjërimit të ditës së Ashurës

              
Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
            
“Me agjërimin i ditës së Ashurës, shpresoj që Allahu t’i falë mëkatet e vitit të kaluar”

📑 (Muslimi 1162).

             
Kur Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, emigroi në Medine nga Meka, i gjeti çifutët e Medinës duke agjëruar. Dhe i pyeti përse agjërojnë. E ata thanë:    
            
Kjo është një ditë e madhe, në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe ata që ishin me të, si dhe e përmbysi Faraonin dhe ata që ishin me të, pastaj agjëroi Musai në shenjë falënderimi ndaj Allahut që i shpëtoi. E edhe ne, po ashtu e agjërojmë! Atëherë, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha:
             
“Ne, jemi më meritorë ndaj Musait se sa ju”
📑(Buhariu 1865).

-Lejohet të veçohet me agjërim. 

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: 

“Agjërimi i ditës së Ashurës i shlyen mëkatet e një viti dhe nuk është e urryer që të veçohet me agjërim”
📑 (Fetawa elKubra 5/378).

Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Disa dijetarë, Allahu i mëshiroftë, Ibën Kajjimi dhe të tjerë, e kanë përmendur së agjërimi i ditës së Ashurës i ka tre kategori:

1- agjërimi ditës së dhjetë dhe të nëntë; dhe ky është lloji më i mirë;
2- agjërimi i ditës së dhjetë dhe njëmbëdhjetë; dhe ky është pas llojit të parë për nga vlera;
3- të agjërohet vetëm dita e dhjetë; disa dijetarë e kanë urryer këtë sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar që të kundërshtohen çifutët (në traditat e tyre), kurse disa dijetarë e kanë lejuar këtë.

📑(Sher’h Rijadus-salihinë 5/305)

-Agjërimi i saj është sunet

Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:  “Kjo është dita e Ashurës, nuk e ka bërë obligim Allahu agjërimin e saj, unë jam agjërueshëm, kush  do  lë ta agjërojë, e kush  do mos ta agjërojë” (Sahihul-Xhami’ 706)
         
– Agjërimi i ditës së Ashurës nëse i bie ditë e shtunë.

Pyetja❓:

Ky pyetës nga Jordania ka dërguar një numër pyetjesh, ku thotë: i nderuari shejh, Nëse dita e Ashurës i bie ditën e shtunë, a lejohet agjërimi i saj?

Përgjigja:

Nuk ka të keqe për njeriun që të agjëroj ditën e shtune, qoftë agjërim farz (obligim) apo nafile (vullnetarë). Hadithi, në të cilin ka ndalesë për agjërimin ditë e shtune është hadith i dobët, shedh (hadithi që e transmeton një njeri i besueshëm dhe që bie në kundërshtim me transmetuesit tjerë të besueshëm), është hadith që bie në kundërshtim me hadithet tjera të sakta, prandaj nuk nuk ka të keqe për muslimanin që të agjërojë ditën e shtune, qoftë në agjërim farz apo nafile. Edhe nëse nuk agjëron ndonjë ditë tjetër bashkë me të. Hadithi që e ndalon veçimin e agjërimit të ditës së shtune, me përjashtim agjërimit farz, është hadith i dobët, shedh dhe në kundërshtim me hadithet e sakta. Po!

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

Burimi

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button