Dija merret nga dijetarët e besueshëm

“Sa e madhe është nevoja, në këtë kohë kur injorantët shtiren si dijetarë dhe ka marrë guximin njeriu i pavlerë – errRruvejbida të flasë (për çështjet e fesë), ndërsa janë shtuar njerëzit e paditur që flasin për çështjet e umetit, të mëdha e të vogla, që dija të merret vetëm nga ata që njihen për dije të dobishme, mbi të cilën ndriçon drita e Kur’an-it dhe Sunetit dhe kuptimi i selefëve, duke u larguar nga të tjerët.

Imam Ibën Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Vërtet, kjo dije është fe; prandaj shikoni prej kujt e merrni fenë tuaj.” (E ka transmetuar Muslimi në “Hyrjen e Sahihut” (1/16) dhe Darimiu (424).)

E nëse kjo ishte e nevojshme në kohën e tij, atëherë si është puna në kohën tonë? Allahu është Ai prej të Cilit kërkohet ndihma.

Zemra është prej kufijve më të rëndësishëm që duhen mbrojtur, ndërsa hyrja drejt saj është përmes veshit dhe syrit. Prandaj, mbroje këtë kufi si një ushtar besnik dhe ji i bindur se ajo që arrin në vesh do të ndikojë në zemër, qoftë edhe pas një kohe. Prandaj, zgjidhe me kujdes atë që dëgjon dhe atë që lexon, me shpresën se do të jesh prej të shpëtuarve.”

(Shejh Sulejman Rruhejli, Allahu e ruajttë)

Burimi: Në platformën X të shejhut

Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button