Pse ke frikë?
Pse ke frikë? Pse frikësohesh? Pse ke frikë nga e ardhmja? Pse je i shqetësuar?
Ti je nën kujdesin e Allahut, pse ke frikë? Furnizimi yt është në Dorën e Tij. “Asnjë shpirt nuk do të vdesë derisa ta plotësojë furnizimin e tij.” (Hadith).
“Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.” (Dharijat, 22)
Pse ke frikë? Caktimi yt është në Dorën e Tij. Ruajtja jote është në Dorën e Tij. Siguria jote është në Dorën e Tij.
Merr shkaqet, bëj lutjet e përcaktuara në Sheriat, mbroje veten me përmendjen e Allahut dhe dije se je nën drejtimin e të Plotfuqishmit, të Urtit.
Mos ki frikë. Nuk je ti ai që mund t’i pengosh caktimet nga vetja jote. Caktimet e Allahut janë duke u zbatuar: aeroplanët që fluturojnë, trenat që kalojnë, anijet që lundrojnë dhe makinat që udhëtojnë, të gjitha janë me urdhrin e të Plotfuqishmit, të Urtit.
Ai është Ai që të ruan. Por ti ruaje çështjen e Allahut, që Ai të të ruajë ty.
Pse ke frikë? Pse ke frikë për fëmijët e tu?
Kush u kujdes për ty? Kush të mjaftoi? Kush të dha dhe të bëri me familje, pasi ishe një fëmijë i vogël, i paaftë madje edhe për ta pastruar papastërtinë nga vetja?
Shejh Remzan elHexhirij, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.