Mbështetja vetëm në shkak është shirk

Mbështetja vetëm në shkak (sebeb) është shirk –siç kanë thënë dijetarët- kurse mohimi i shkakut është abuzim ndaj sheriatit, andaj doemos duhen bërë bashkë këto dy çështje; ta kesh bindjen se vetëm shkaqet nuk mjaftojnë, si dhe ta kesh bindjen se doemos duhen marrë shkaqet për çdo gjë që dëshiron.

Dëshiron fëmijë dhe pasardhës, doemos duhet martesa, pra kjo është nga shkaqet e riprodhimit dhe pasjes së pasardhësve. Dëshiron furnizim, kërkoje furnizimin, me shitje, blerje dhe zejtari. Kurse të qëndrosh ulur dhe të thuash se furnizimi që është caktuar për mua do më vijë!! Allahu e ka ndaluar këtë gjë dhe na ka urdhëruar me kërkimin e furnizimit, Allahu i Lartësuar thotë:

فَإِذَا قُضِيَتْ الصَّلاةُ فَانتَشِرُوا فِي الأَرْضِ وَابْتَغُوا مِنْ فَضْلِ اللَّهِ

“Dhe kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut…” (Xhuma 10),


si dhe thotë:

فَابْتَغُوا عِنْدَ اللَّهِ الرِّزْقَ وَاعْبُدُوهُ

“…andaj vetëm tek Allahu kërkojeni riskun dhe vetëm Atë adhurojeni…” (Ankebut 17).

Në qoftë së dëshiron ndonjë gjë në këtë botë apo në botën tjetër, patjetër duhen marrë shkaqet. Në Xhenet për të hyrë, doemos duhet marrë shkaku që të fut në të siç është vepra e mirë. Pra shkaqet janë të domosdoshme në këtë botë dhe në botën tjetër.

Furnizimet, Allahu i Lartësuar është Ai i Cili i përcakton dhe prej Tij vjen furnizimi:

إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ

Vërtetë Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi” (Dharijat 58),


si dhe thotë:

أَمَّنْ هَٰذَا الَّذِي يَرْزُقُكُمْ إِنْ أَمْسَكَ رِزْقَهُ

“Kush është ai që ju ushqen po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e Tij?…” (Mulk 21).

Risku është prej Allahut të Lartësuar, Ai është Furnizuesi, Ai i Lartësuari, Ai është Furnizuesi, andaj risku kërkohet prej Allahut të Madhërishëm. Kurse fjala el’erzak (furnizimet) është shumësi i fjalës rrizk (furnizim), e kjo përfshin atë që i bën dobi njeriut gjatë jetës së tij, siç është ushqimi, pija, veshmbathja, mjeti i udhëtimit dhe gjërat e tjera, këto janë prej furnizimeve, të cilat Allahu i Lartësuar i ka krijuar për robërit e Tij:

وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا مِّنْهُ

“Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë…”(Xhathije 13).

🖋Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë!

📑(Sher’h edDuretul-Mudijeh f.18)

✍Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button