Huruxhi me fjalë: nxitja dhe përmendja e të metave të prijësit

“Huruxhi me fjalë” nënkupton nxitjen dhe provokimin, si dhe përmendjen e mangësive dhe të metave.

Kjo është dalja e parë që ka ndodhur në Islam. Dëshmi për këtë është fjala e Dhul-Huvejsires et-Temimit drejtuar Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Ki frikë Allahun, o Muhamed!” (Buhari, 3344; Muslim, 1064)

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ji i drejtë, o Muhamed!” (Suneni i Ibën Maxhes, 172).

Për këtë njeri, Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nga pasardhësit e këtij njeriu do të dalë një popull që do ta lexojnë Kur’an-in, por ai nuk do t’u kalojë përtej fytit. Ata do t’i vrasin ithtarët e Islamit dhe do t’i lënë adhuruesit e idhujve. Do të dalin nga Islami ashtu siç del shigjeta nga gjahu. Nëse do t’i arrija, do t’i vrisja ashtu siç u vra populli i Adit.” (Muttefekun alejhi).

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kur havarixhët injorantë hapën derën e së keqes në kohën e Uthmanit, radijAllahu anhu, dhe e qortuan Uthmanin haptazi, fitneja, luftimet dhe shkatërrimi u shtuan. Pasojat e tyre vazhdojnë të ndihen edhe sot. Për shkak të kësaj u shfaq fitneja mes Aliut dhe Muavijes, madje Uthmani e Aliu, radijAllahu anhuma, u vranë si pasojë e këtyre ngjarjeve. Po ashtu, shumë prej sahabëve dhe të tjerëve u vranë për shkak të qortimit publik dhe përmendjes së të metave haptazi.

Kjo bëri që shumë njerëz ta urrenin prijësin e tyre dhe ta vrisnin atë.”

(Fetaua Ibën Baz, 8/211)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button