Havarixhët e kanë kundërshtuar Sheriatin!

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Havarixhët e kanë kundërshtuar Sheriatin, Kur’an-in dhe Sunetin në shumë aspekte, dhe për këtë arsye morën këtë emër ‘Havarixhë’.

Jo vetëm sepse dalin kundër udhëheqësve (prijësve), por sepse dalin edhe kundër teksteve të Kur’an-it dhe Sheriatit.

Sepse fjala ‘Havarixh’ ka një kuptim të veçantë, që përmban brenda saj shumë devijime dhe gabime, jo vetëm devijimin e daljes nga bindja ndaj sunduesit dhe nxitjen e trazirave mes udhëheqësve dhe muslimanëve.”

(Huda uen-Nur, Nr: 212)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button