Terrorizmi

Terrorizmi mund t’i përket ndonjë sekti apo grupi të devijuar nga mësimet islame, të cilët në fakt nuk janë vet Islami. Prandaj kjo nuk bën t’i referohet Islamit apo të akuzohet feja Islame. Janë shumë ajete dhe hadithe që e ndalojnë këtë veprim qyqarë që fatkeqësisht këta kriminel e bëjnë në emër të Islamit apo dikush padrejtësisht ja referon fesë Islame.

Në Kur’an thuhet:

…kush e mbyt një njeri, pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit…” (Maide32).

Kurse Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, duke ju treguar shokëve të vet për shtatë mëkatet e mëdha ka thënë:

“…dhe vrasja e njeriut, vrasje të cilën e ka ndaluar Allahu përveç me të drejtë…” (Buhariu 2634).

Pra, si në Kur’an, po ashtu edhe në sunet këto vrasje cilësohen si mëkate dhe krime. Islami është larg nga këto veprime që të tillët i bëjnë në emër të tij apo dikush ia referon padrejtësisht duke e quajtur “terrorizëm islam”.

Allahu e përmirësoftë gjendjen anë e kënd botës!

Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button