Këshillë e çmuar nga një dijetar me përvojë të madhe

“Sa e lehtë është të mësosh përmendësh fjalë si: “Filani është hizbi” ose “Filani është agjent”, pastaj t’i përsërisësh ato nga një mexhlis në tjetrin. Unë dua që ti të fillosh me mësimin përmendësh të Kur’an’it, me mësimin e sa më shumë haditheve të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe po ashtu me gjuhën arabe.

Unë them se ky konflikt mes tyre buron nga zbrazëtia (mungesa e angazhimit me atë që bën dobi), pëlqeu kjo fjalë apo nuk u pëlqeu atyre. Sikur të ishit marrë me mësimin përmendësh të Kur’an-it dhe me përvetësimin e dijes së dobishme, nuk do të gjenit kohë për këto fjalë dhe debate.”

Shejh Mukbili, Allahu e mëshiroftë,
(Garetul-Eshrita, 2/411)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button