Shejh Sulejman Rruhejli, Allahu e ruajttë, thotë:
“Prej gjërave të çuditshme nga thëniet e shujuhëve të mi është porosia e njërit prej tyre ndaj meje, ku me ka thënë:
‘O Sulejman, Mos prano për veten të jesh në një gradë më të ulët se kafsha.’
I thash: ‘Si ndodh kjo?’
Me tha: ‘Kujdes dhe mos e nënvlerëso askënd prej dijetarëve të thelluar në dituri, të dëshmuar për Sunet dhe Teuhid. Përkundrazi gjendja jote gjithmonë të jetë duke ua përmendur vlerën e tyre dhe duke kërkuar falje për ta. Sepse Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Për dijetarin kërkon falje kushdo që gjendet në qiej dhe në tokë, madje edhe peshku në ujë”.
Kurse, në një hadith tjetër thuhet: “Vërtetë, Allahu, ëngjujt, banorët e qiejëve dhe të tokës, madje e milingona në vrimën e saj, si dhe peshku, kërkojnë falje (lutën) për atë që ua mëson të mirën të tjerëve.”
(Sher’h elVesijjetu esSugra f.101)
Përktheu: Besim Gjelaj