Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) ishte ulur në Xhaminë e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, si zakonisht, duke transmetuar hadithet e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, ndërsa nxënësit rreth tij po dëgjonin.
Papritur, dikush thirri:
“Ka ardhur në Medinë një elefant i madh!”
Banorët e Medinës nuk kishin parë më parë elefant, sepse Medina nuk është vend ku gjenden elefantë.
Atëherë, të gjithë nxënësit u ngritën me nxitim për ta parë elefantin dhe e lanë Malikun, përveç Jahja ibën Jahja el-Lejthiut.
Imam Maliku e pyeti:
“Pse nuk dole me ta? A ke parë ndonjëherë elefant më parë?”
Jahjai u përgjigj:
“Unë kam ardhur në Medinë për të parë Malikun, jo për të parë elefantin.”
(Sijer A’lam en-Nubela, 10/521)
Përktheu: Besim Gjelaj