Gjykimi i parashikimit të ndodhive duke u bazuar në disa fjalë dhe shkronja të Kur’an-it

Pyetja:
I nderuari shejh –Allahu të faltë-, cili është gjykimi për llogaritjen e fjalëve dhe shkronjave të Kur’an-it Fisnik kur përmes kësaj mënyre arrijnë në përfundime të caktuara?

Shejhu: Si për shembull çka?

Pyetësi: Si për shembull libri ‘Rënia e Izraelit’ në të e kanë parashikuar që të ndodh në vitin 2022, duke i përllogaritur disa fjalë dhe ajete të sures el-Isra.

Shejhu: Do të thotë se nga shkronjat dhe fjalët e Kur’an-it arrijnë në përfundim së do të ndodhin ndodhi?

Pyetësi: Po.

Shejhu:
Themi se kjo është haram, nuk lejohet. Nuk i lejohet njeriut që të sjell asgjë nga përfundimet e tilla nga Kur’ani Fisnik, sepse ky parashikim është në kundërshtim me traditën e selefit (muslimanëve të parë të mirë); dhe gjithashtu ndoshta parashikohet diçka dhe ndodh e kundërta e saj, atëherë si rrjedhojë e kësaj vjen edhe ofendimi ndaj Kur’an-it Fisnik.

Gjithashtu, Kur’an-i s’ka zbrit për këtë. Kur’an-i ka zbrit që në ajetet e tij të meditohet, të zotët e mendjes të përkujtohen. Jo për parashikimin e ndodhive që ndodhin në të ardhmen. Për këtë nuk gjen në Kur’an ndonjë argument që thërret për këtë, assesi, por janë shprehje të përgjithshme

أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنظُرُوا
كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ دَمَّرَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ ۖ وَلِلْكَافِرِينَ أَمْثَالُهَا “
“Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër Tokë, për të parë përfundimin e atyre që qenë përpara tyre?! Allahu i shfarosi ata plotësisht, e kështu do të përfundojnë edhe mohuesit e Tjerë” (Muhamed 10).

Të nxjerrësh përfundime nga ‘Ha Mim, Ajn Sin Kaf’ kështu e kështu nga ndodhitë, kjo nuk është e lejuar e as nuk lejohet.

Pyetësi: Mirëpo, tanimë në disa libra siç është libri që e potencova, thotë së bazuar në fjalët e sures Keh’f: أَمْ حَسِبْتَ أَنَّ أَصْحَابَ الْكَهْفِ وَالرَّقِيمِ “Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit…” (Keh’f 10) deri të fjala e Tij: ثَلاثَ مِائَةٍ سِنِينَ وَازْدَادُوا تِسْعًا “…treqind vjet, duke shtuar nëntë” (Keh’f 25), thotë i kam hasë treqind e nëntë fjalë, pra këtë metodë e përdor ai për llogaritje (parashikim)?

Shejh: Jo, siç të thash ty, kjo nuk është për qëllim, pa dyshim, sepse Allahu ka folur në Kur’an me fjalë që kanë kuptim dhe nuk ka për qëllim llogaritjen e shkronjave dhe fjalëve të tij.

Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!

Burimi

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button