Gjykimi për ndarjen e trashëgimisë mes fëmijëve para vdekjes se prindit

Pyetja: Nëse një njeri dëshiron ta ndajë trashëgiminë mes fëmijëve të tij para se të vdesë, cili është gjykimi?

Përgjigjja: Dijetarët thonë: Nuk ka problem që i sëmuri ta shpërndajë pasurinë e tij tek trashëgimtarët sipas rregullave të trashëgimisë. Por kjo është gabim dhe nuk është e saktë.

Së pari: Sepse ai po nxitohet në diçka që ende nuk ka ndodhur. Allahu i Plotfuqishëm thotë për trashëgiminë:

وَلَكُمْ نِصْفُ مَا تَرَكَ
“Juve ju takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë.”
(Nisa 12).

Ndërsa njeriu, përderisa është gjallë, nuk ka lënë ende asgjë pas.

Së dyti: Mund të ndodhë që disa nga trashëgimtarët të vdesin para tij. Mund të jetë që ky person është shumë i sëmurë dhe i është afruar vdekja, ndërsa ka trashëgimtarë; por këta trashëgimtarë mund të pësojnë ndonjë aksident papritur, dhe kështu trashëgimtari bëhet i trashëguar.

Së treti: Nëse e ndan pasurinë mes tyre, mund të ndodhë që njëri prej tyre të ketë sukses me atë që ka marrë, ta investojë dhe pasuria e tij të shtohet e të rritet. Pastaj, kur të vijë vdekja, ai do të ketë më shumë pasuri se trashëgimtarët e tjerë. Kjo mund të shkaktojë diçka në zemrat e tyre, edhe pse nuk duhet të ndikojë, por zakonisht ndikon.

Prandaj, mendimi ynë është që çështja të mbetet ashtu siç e ka lënë Allahu i Plotfuqishëm, pra trashëgimia nuk ndahet përveçse pas vdekjes.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Lika el-Babul-Meftuh Nr. 202)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button