Përcilleni muajin e agjërimit dhe namazit me një përfundim të mirë!

Muftia i nderuar, shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

“O robër të Allahut! Dje ishit duke e pritur muajin e begatë të Ramazanit, ndërsa sot po e përcillni atë duke u larguar prej jush, me atë që i keni depozituar (prej veprave tuaja).

Ai do të jetë dëshmitar për ju për atë që keni bërë. Lum ai për të cilin do të dëshmojë për mirë tek Allahu, duke ndërmjetësuar për të që të hyjë në Xhenet dhe të lirohet nga Zjarri!

Ndërsa mjerë ai për të cilin do të dëshmojë për keq, duke u ankuar tek Zoti i tij për neglizhencën dhe shpërdorimin e tij ndaj këtij muaji.

Prandaj, përcilleni muajin e agjërimit dhe të faljes së natës me një përfundim të mirë, sepse veprat vlerësohen sipas përfundimit të tyre. Kush ka qenë i mirë në këtë muaj, le ta vazhdojë (mirësinë), ndërsa kush ka qenë i keq, le të pendohet dhe të bëjë vepra të mira në atë që i ka mbetur nga ditët e tij.”

(Mexhalisu Shehri Ramadan elMubarek, f.211)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button