Agjërimi dhe tromboza

Agjërimi dhe tromboza

Pyetja: 

Një grua është me sëmundjen e trombozës, mjeket ia kanë ndaluar agjërimin, cili është gjykimi ndaj saj?

Përgjigja:

Allahu i Lartësuar thotë:  شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَىٰ وَالْفُرْقَانِ ۚ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ ۖ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ۗ يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plotë me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, lë të agjëroj! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (lë të agjëroj më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë…” (Bekare 185).

Pra, nëse njeriu është i sëmur me ndonjë sëmundje që nuk shpresohet në shërimin e saj, atëherë lë të ushqej për çdo ditë një të varfër.

Mënyra e të ushqyerit: Tu shpërndajë atyre oriz dhe është mirë të jetë me mish apo diçka të ngjashme. Ose t’i thërras në darkë apo drekë dhe t’i ushqej.

Kështu është gjykimi për të sëmurin që nuk shpresohet në shërimin e sëmundjes së tij, kurse kjo grua e goditur me ketë sëmundje është nga ky lloj dhe duhet për çdo ditë të ushqej një të varfër.

Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!

(Fetawa Erkanul-Islam f.459)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button