Cilat janë shkaqet e seh’vi sexhdes?

Pyetja:

Cilat janë shkaqet e seh’vi sexhdes?

Përgjigjja:

Në përgjithësi shkaqet e seh’vi sexhdes në namaz janë tri:

1- shtimi në namaz;

2- mangësimi (pakësimi) në namaz;

3- dyshimi në namaz.

-shtimi: p.sh. të shtoi njeriu në namaz një ruku’, sexhde, qëndrim në këmbë apo ulje.
-mangësimi: p.sh. mangësimi i ndonjë kushti, apo ndonjë obligimi prej obligimeve të namazit.
– dyshimi: mos të jetë i sigurt a i ka falur tri apo katër rekate.

Sa i përket shtimit, nëse njeriu shton në namaz një ruku’, sexhde, qëndrim në këmbë apo ulje më qellim, namazi i tij është i pa vlefshëm, ngase nëse shton diçka në namaz vetëm së është falur jo në mënyrën të cilën e ka urdhëruar All-llahu i Lartësuar dhe i Dërguar i Tij salAll-llahu alejhi ue sel-lem.

Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush vepron diç që nuk është prej çështjes sonë, ajo është e refuzuar”

Kurse, nëse shton diçka me harresë, me të vërtetë namazi tij nuk është i pavlefshëm, mirëpo pas selamit e bënë seh’vi sexhden, argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejre radijAll-llahu anhu:

“Kur Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem dha selam pas dy rekateve në njërin nga namazet ditore, drekën apo ikindin, pasi ia përkujtuan e plotësoi pjesën e mbetur të namazit, pastaj dha selam dhe i bëri dy sexhde pas selamit”

Po ashtu hadithi i Ibën Mes’udit radijAll-llahu anhu:

“Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i fali në namazin e drekës pesë rekate, pasi i kreu, i thanë: a është shtuar namazi? Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem tha: pse, çfarë ka ndodhë?
Ata i thane: i ke falur pesë rekate. Atëherë u ulë, u drejtua kah kibla dhe i bëri dy sexhde”

Sa i përket mangësim në namaz, kjo i ka disa gjendje:

– ose i kujtohet para së të arrin po të njëjtën pozitë në rekatin e dytë, atëherë detyrohet ta përsëris atë që e ka lënë dhe atë që vjen pas saj.

-ose i kujtohet posa të arrin të njëjtën pozitë në rekatin e dytë, atëherë rekati i dytë konsiderohet zevëndsim i rekatit të cilit ia ka munguar një nga kushtet e namazit, kështu që atë mangësim e zavëndeson me një rekat.

Në këto dy raste sexhdeja bëhet pas selamit, p.sh. një njeri pasi që e bënë sexhden e parë në rekatin e pare, ngrihet, nuk ulet dhe nuk e bënë sexhden e dytë, pasi fillon leximin e Kur ’an-it, i kujtohet që nuk ka bërë sexhde dhe nuk ka qëndruar ulur mes dy sexhdeve, në këtë rast kthehet, ulet mes dy sexhdeve, pastaj bënë sexhde, pastaj ngrihet, e plotëson pjesën e mbetur të namazit dhe bënë sexhde pas selamit.

Shembulli i rastit të dytë:

Ngrihet nga sexhdja e parë në rekatin e parë, nuk e bënë sexhden e dytë e as uljen mes dy sexhdeve, mirëpo nuk i kujtohet deri sa arrin uljen mes dy sexhdeve në rekatin e dytë, në këtë rast rekati i dytë konsiderohet rekati i parë, kështu që e shton një rekat në namaz, jep selam dhe bënë seh’vi sexhde.
Kurse mangësimi i vaxhibit, nëse len mangu diçka nga vaxhibet, kalon prej një pozitë në një pozitë tjetër që vjen pas saj, p.sh. harron të thotë ‘subhane rabijel’ale’, nuk i kujtohet deri sa të ngrihet nga sexhdja, ky në këtë rast ka lënë një nga vaxhibet e namazit me harresë, kështu që e vazhdon namazin dhe bënë sexhde para selamit, ngase Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem kur e harroi teshehudin e pare, vazhdoi duke u falur dhe nuk u ndal, mirëpo bëri sexhden e harresës para selamit .
Kurse dyshimi është për qellim kur njeriu dyshon së a ka shtuar apo pakuar , p.sh. nuk e din a i ka falur tri apo katër rekate, kjo i ka dy gjendje:

– e para: ose është më i sigurt që ka shtuar apo pakuar, kështu që ka anon bindja me shumë ashtu e plotëson dhe bënë sexhde pas selamit.

– e dyta: nuk është i sigurt në asnjërën, e vazhdon në atë që ka bindje me shumë, anon kah më pak rekate dhe ashtu e plotëson namazin, pastaj bënë sexhde para selamit.

P.sh. një njeri dyshon a është në rekatin e tretë apo të katërt, është me së i sigurt së është në rekatin e tretë, e bënë edhe një rekat, pastaj jep selam dhe bënë sexhden e harresës.

Shembulli i dytë:

një njeri e falë drekën, mirëpo dyshon a është në rekatin e tretë apo të katërt, nuk është i sigurt që e ka falë rekatin e tretë apo të katërt, në këtë rast vepron kah anon bindja me shumë, e bindja anon kah me pak rekate, e falë rekatin e tretë pastaj të katërtin si dhe e bënë sexhden e harresës para selamit.
Nga kjo kuptohet së sexhjda e harresës bëhet para selamit kur lihet ndonjë obligim prej obligimeve, apo kur njeriu dyshon në numrin e rekatëve dhe nuk është i sigurt së sa i ka falur.
Kurse bëhet pas selamit, kur diçka shton në namaz apo dyshon dhe është me së i sigurt në ndonjërin rast.

Shejh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, All-llahu e mëshiroftë.

Burimi

Përktheu; Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button