Gjykimi i iftarit në aeroport, pastaj kur ngritët aeroplani e vëren që dielli nuk ka perënduar
Pyetja:
Me ka treguar një njeri që ka bërë iftar në aeroportin e Riadit në aeroplan, e kur është ngritë aeroplani në qiell e ka vërejt që dielli është i skuqur dhe nuk ka perënduar akoma, cili është gjykimi i iftarit të tij?
Përgjigja:
Ajo që mendoj unë, iftari i tij është i saktë, sepse ka bërë iftar duke u bazuar në perëndimin e diellit në vendin e tij. I tilli është njëjtë sikur ai që udhëton nga lindja pasi që ka perënduar diellit dhe pastaj mbërrin në një vend në perëndim ku dielli akoma nuk ka perënduar. Agjërimi i tij është i saktë, sepse ai ka përfunduar në një hapësirë të lartë që nuk është hapësira e tij. Iftari i tij nuk ka të keqe për të. Iftari i tij është i saktë ashtu siç është i saktë edhe agjërimi i tij.
Për shembull sikur të udhëtonte nga Xhida dhe veç ka bërë iftar, pastaj mbërrin në Sham apo në Egjipt dhe atje nuk ka perënduar akoma dielli, agjërimi i tij është i saktë, e kështu është edhe në rastet tjera, si ai që udhëton nga Tunizi pas perëndimit të diellit, do të thotë ka bërë iftar dhe mbërrin në Algjeri apo Marok dhe atje akoma nuk ka perënduar dielli, agjërimi i tij është i saktë, pra ka përfunduar dita e tij e agjërimit.
Shejh AbulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
Burimi
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj