Mbrojtja e shtëpisë nga magjia
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, u pyet për mënyrën se si mund të mbrohen shtëpitë e muslimanëve nga dëmi i magjisë dhe si të paralajmërohen njerëzit nga mashtruesit dhe fallxhorët.
Ai, Allahu e mëshiroftë, u përgjigj: Njeriu duhet ta lidhë zemrën e tij me Zotin e vet, t’ia besojë çështjen Atij dhe ta realizojë mbështetjen (tevekulin) e vërtetë tek Allahu. Gjithashtu, duhet t’i përdorë lutjet (dhikret) legjitime, me të cilat e mbron veten dhe ruhet nga e keqja e këtyre njerëzve.
Shtimi i magjistarëve, ziliqarëve dhe të ngjashmëve me ta që po vërehet tek njerëzit kohët e fundit, nuk është veçse për shkak të pakujdesisë së tyre ndaj Allahut, dobësisë së mbështetjes së tyre tek Allahu i Plotfuqishëm dhe përdorimit të paktë lutjet (dhikret) legjitime, me të cilat mbrohen.
Përndryshe, ne e dimë se lutjet (dhikret) legjitime janë një fortesë e pathyeshme, më e fuqishme se muri i Je’xhuxhit dhe Me’xhuxhit. Por, për fat të keq, shumë njerëz nuk dinë asgjë rreth këtyre lutjeve; ndërsa ai që i di, mund të jetë shpesh i pakujdesshëm ndaj tyre. Madje, edhe ai që i lexon mund t’i lexojë me zemër të pavëmendshme. E gjithë kjo është mangësi. Sikur njerëzit t’i përdornin lutjet ashtu siç janë bërë legjitime në Sheriat, do të shpëtonin nga shumë të këqija.”
(Tefsiru Xhuz’i Amme, f. 354)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.