Kujdes!
Ata (manipuluesit e informacionit) janë duke ndjekur gjurmët e Faraonit:
قَالَ فِرْعَوْنُ مَا أُرِيكُمْ إِلَّا مَا أَرَىٰ وَمَا أَهْدِيكُمْ إِلَّا سَبِيلَ الرَّشَادِ
“Faraoni tha: “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh dhe nuk ju udhëzoj veçse në rrugën e drejtë.” (Gafir, 29).
Ata e krijojnë ngjarjen.
Dhe e shfrytëzojnë ngjarjen.
Mediat janë në duart e tyre.
E bëjnë kokrrën mal, siç thuhet në popull. (ngjashëm me shprehjen shqipe “e bëjnë mizën buall”).
Përqendrohen në çështje të zakonshme që ndodhin aty-këtu dhe zakonisht nuk u kushtohet vëmendje; por nëse ndodhin në një vend të caktuar, ata e vënë theksin mbi to.
Ata seleksionojnë personalitete, ngjarje dhe qëndrime, dhe i përdorin sipas narrativës që duan të ndërtojnë.
Kujdes! Ne jetojmë në një kohë të shpëlarjes së trurit.
Kapju fort Librit të Allahut dhe Sunetit, sipas rrugës së besimtarëve, dhe do të jesh i sigurt e do të arrish sukses, me lejen e Allahut.
Allahu më dhëntë mua dhe ty sukses në atë që Ai e do dhe me të cilën është i kënaqur.
Shejh Muhamed Bazmul, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj