Ruajtja e jetës së muslimanëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër!

Enesi radijAllahu anhu tregon se Umeri ibnul-Hattabi radijAllahu anhu e pyeti dikë: “Kur e rrethoni një qytet, çfarë bëni?” Ai u përgjigj: “Dërgojmë një njeri drejt qytetit dhe i bëjmë atij një mbrojtje prej lëkurash.” Umeri radijAllahu anhu e pyeti: “Po nëse goditet me gur?” Ai tha: “Atëherë ai vritet.” Atëherë Umeri radijAllahu anhu tha: “Mos e bëni këtë. Pasha Allahun, nuk do të më gëzonte që të merrnit një qytet ku ka katër mijë luftëtarë, nëse për këtë humbet jeta e një muslimani.”

(E transmeton Shafiiu në El-Um (4/266) dhe Bejhakiu në Es-Sunen (nr. 17908).
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button