Bojkotimi (hexhri) është mjet për përmirësim dhe jo qëllim në vetvete!

Kuptimi i kësaj është se bojkotimi përdoret në rastin kur përmes tij arrihet dobia (maslaha), ndërsa lihet dhe nuk është e ligjshme në rastin kur dobia nuk realizohet.

Dobia e bojkotimit ka tri aspekte:

Aspekti i parë: Dobia për atë që bojkoton, duke e mbrojtur veten nga mendimet dhe ndikimi i atij që bojkotohet.

Kuptimi i kësaj është se, nëse ai që bojkoton është i ditur për devijimin e personit të bojkotuar dhe ka njohuri e përvojë në këtë çështje, ose së paku është i sigurt se nuk ndikohet prej tij, atëherë nuk përfshihet në këtë rast bojkotimi mbrojtëse.

Aspekti i dytë: Dobia për atë që bojkotohet, duke bërë që ai të kthehet nga e kota e tij, ta lërë devijimin dhe kundërshtimin e tij dhe të kthehet në rrugën e drejtë.

Kuptimi i kësaj është se, nëse bojkotimi nuk e arrin këtë qëllim, por përkundrazi sjell rezultat të kundërt, atëherë ai nuk është më e ligjshëm.

Aspekti i tretë: Dobia e përgjithshme.

Ai bojkotohet në mënyrë që të mos shtohet numri i atyre që e rrethojnë dhe njerëzit e thjeshtë të mos mashtrohen nga e kota e tij.

Ai bojkotohet në mënyrë që prania pranë tij të mos kuptohet si një lloj lavdërimi ose miratimi për të, duke bërë që njerëzit e thjeshtë të mashtrohen.

Ai bojkotohet për t’i paralajmëruar njerëzit e thjeshtë nga mendimi dhe e kota e tij, si dhe se përfundimi i tyre do të jetë si përfundimi i tij nëse ecin me të në të kotën e tij.

Duke i vështruar këto aspekte, kupton se çështja e bojkotimit nuk është e njëjtë për të gjithë njerëzit.

Prej Allahut vjen suksesi.

Shejh Muhamed Bazmul, Allahu e ruajttë!

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button