A lejohet bojkotimi i muslimanit?
Pyetja:
O shejh, në kohën tonë janë shtuar drejtimet dhe grupet, si në besim ashtu edhe në interpretim. Ka një problem real: ndodh që një musliman nuk i jep selam tjetrit, nuk ia kthen selamin, nuk e viziton dhe nuk merr pjesë në xhenazen e tij vetëm pse nuk pajtohet me të në disa çështje, edhe pse ai është musliman si ai. Pastaj fillon t’i numërojë gabimet, filani e ka këtë e këtë, si dhe ata thonë kështu e kështu; e tij dhe kur i themi kjo është përgojim (gibeh), ky është musliman, kurse ti po ia përshfaq të këqiat e tij dhe po ja ia shfaq të metat e tij, ai thotë: “kjo është urrejtje për hir të Allahut dhe sqarim i gabimeve të tij”.
Si ta dallojmë mes urrejtjes për hir të Allahut dhe sqarimit të gabimeve pa rënë në përgojim, për të cilin na ka paralajmëruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Nëse ai posedon atë që e themi o i Dërguar i Allahut? Ai tha: “Në qoftë se ai posedon atë që thua, kjo është përgojim”?
Përgjigjja:
Unë nuk e shoh këtë që po thua. Nuk e di që një musliman nuk i jep selam vëllait të tij musliman ndërkohë që e konsideron atë musliman. Ky është bojkot që nuk lejohet në Islam.
Fakti që muslimanët kanë mospajtime nuk është diçka e re, por e vjetër. Ajo që duhet të ekzistojë është këshillimi i ndërsjellë mes tyre, dashuria dhe miqësia për hir të Allahut. Ndërprerja e kontaktit dhe largimi nga njëri-tjetri është e ndaluar, ndërsa dashuria për hir të Allahut është e kërkuar; po ashtu edhe urrejtja për hir të Allahut ka vendin e saj.
Por, mbase ka njerëz që nuk dinë ta zbatojnë këtë si duhet.
Shpesh më pyesin për bojkotimin e një muslimani nga vëllai i tij për ndonjë arsye. Unë them: sot, edhe pse në parim bojkotimi mund të jetë i lejuar, koha jonë nuk është koha e zbatimit të tij. Sepse nëse do të bojkotosh çdo musliman për një gabim që sheh tek ai, do të mbetesh i vetëm.
Pra, sot nuk duhet të veprojmë me metodën e bojkotimit dhe urrejtjes për hir të Allahut në këtë formë. Kjo e ka vaktin kur muslimanët janë të fortë dhe të bashkuar; atëherë nëse dikush devijon nga rruga e drejtë bojkotohet, atëherë bojkotimi do të ishte ilaç dhe edukim për të.
Por sot nuk është kjo koha.
Për shembull, në vende si Siria dhe Jordania ka shumë të rinj që e lënë namazin. Prandaj, shpesh më pyesin për këtë çështje. Zejdi nga mesi i njerëzve me thotë: “Kam një shok që falte me ne, pastaj e la namazin. E këshilluam, por nuk pranoi. A ta bojkotoj?”
Unë i them: Jo, mos e bojkoto. Sepse nëse e bojkoton, e ndihmon në lajthitjen dhe devijimin e tij. në qotë se e bojkoton, ai do të gjejë shoqëri të keqe dhe do të forcohet në rrugën e gabuar.
Prandaj, qëndro me të, shoqëroje, këshilloje herë pas here, ndoshta Allahu i Plotfuqishëm e udhëzon.
Kemi një shprehje në Siri: një njeri që kishte lënë namazin u pendua dhe për herë të parë donte të shkonte në xhami, por e gjeti të mbyllur, dhe tha: “Ti e mbylle derën, unë po ndalem nga namazi.”
Ky person, kur e bojkoton, është sikur po i thua: ‘Kurrë nuk të dua; mos më shoqëro dhe as unë nuk do të të shoqëroj.
Prandaj, në kohën tonë nuk është urtësi të bojkotohen njerëzit për shkak të devijimeve të tyre, qoftë në besim apo në sjellje. Përkundrazi, duhet durim në shoqërimin e tyre dhe të mos i shpallim të humbur apo jobesimtarë, sepse kjo nuk sjell dobi.
Duhet të përkujtojmë dhe këshillojmë, siç ka thotë Allahu i Plotfuqishëm në Kur’an: وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
“Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.” (Dharijat 55).
Pyetësi:
Shejh, madje duhet që ai që shoqërohet me të devijuarin të jetë i fortë dhe të mos ndikohet prej tij.
Përgjigjja e shejhut:
Po për Allahun, ke të drejtë. Kjo është shumë e domosdoshme, po.
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
(Huda ue Nur 80)
Përktheu: Besim Gjelaj