Dashuria ndaj dijetarëve
Aliu radijAllahu anhu i ka thënë Kumejl ibën Zijadit: “Dashuria ndaj dijetarit është fe përmes të cilës adhurohet Allahu.”
Në një fjalë të njohur nga selefët thuhet: “Bëhu dijetar, ose nxënës i dijes, ose dëgjues, ose dashamirës i dijetarëve dhe mos u bëj i pesti, sepse do të shkatërrohesh.”
Hafidh Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Disa prej selefëve kanë thënë për këtë: SubhanAllah! Allahu u ka lënë një rrugëdalje! Domethënë, njeriu nuk mund të jetë jashtë këtyre katër kategorive të lavdëruara, përveçse të jetë i pesti, i cili është i shkatërruar: ai që nuk është dijetar, as nxënës i dijes, as dëgjues dhe as dashamirës i dijetarëve. Ky është i shkatërruari.
Sepse kush i urren dijetarët, dëshiron shkatërrimin e tyre. E kush dëshiron shkatërrimin e tyre, ka dëshiruar që drita e Allahut të shuhet në tokë dhe që në të të shfaqen mëkatet dhe çrregullimi.
Prandaj, frikësohet se Allahu nuk do t’ua ngrejë atyre asnjë vepër për shkak të kësaj. Po kështu, kush e do një zullumqar ose lutet që ai të vazhdojë të jetojë, dëshiron që Allahu të mos respektohet dhe të bëhen mëkate ndaj Tij. Prandaj, frikësohet se edhe atij nuk do t’i ngrihet vepra për shkak të kësaj.
Kështu ka thënë Sufjan eth-Theuriu dhe të tjerë prej selefëve.”
(Mexh’mu-urr-Rresa’il, 2/49)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in