Disa gabime të përhapura te namazlitë
Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur.” (Buhariu 631; Muslimi, 674).
1. Thënia ‘Bismilah’ para tekbirit fillestar
Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, kur ngrihej për namaz, thoshte: ‘Allahu Ekber’, dhe nuk thoshte asgjë para saj.” (Zadul-Mead, 1/194).
2. Shtimi i fjalës ‘uesh-shukr’ (dhe falënderimi) pas ‘Rabbena ue lekel-hamd’
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Sa i përket thënies ‘Rabbena ue lekel-hamd” (Zoti ynë, Ty të takon lavdërimi), ajo është përcjellë në Sunet dhe është e njohur. Ndërsa shtimi i fjalës “falënderimi”, më e mira është të mos bëhet, sepse lutjeve dhe dhikreve të përcjella me një formulim të caktuar nuk duhet t’u shtojë njeriu diçka përtej asaj që ka ardhur në Sunet.” (Nurun ala Dërb, kaseta nr. 351).
3. Lëvizja e kokës ndërmjet dy selameve
Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
”Kjo nuk ka bazë. Parimisht, duhet lënë. Kjo është e papëlqyeshme, sepse nuk ka bazë.” (Nurun ala Dërb, 9/29).
4. Ngritja e të dyja këmbëve ose e njërës prej tyre gjatë sexhdes
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Atij që është në sexhde nuk i lejohet të ngrejë asnjërën prej shtatë pjesëve të trupit me të cilat bëhet sexhde, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Jemi urdhëruar të bëjmë sexhde me shtatë pjesë të trupit: me ballë, dhe bëri me dorë drejt hundës së tij, me pëllëmbët e duarve, gjunjët dhe majat e gishtave të këmbëve”.
Nëse ai i ngre të dyja këmbët ose njërën prej tyre, duart ose njërën prej tyre, ballin apo hundën, ose të dyja bashkë, sexhdja e tij bëhet e pavlefshme dhe nuk llogaritet. E, nëse sexhdja i bëhet e pavlefshme dhe ai nuk e zëvendëson atë në mënyrën e përcaktuar nga Sheriati, atëherë edhe namazi i tij është i pavlefshëm.” (Lika el-Bab el-Meftuh, nr. 25).
5. Të shohësh dikë që gabon në namaz dhe të mos ia korrigjosh gabimin
Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ai që e fal namazin siç duhet është bashkëpërgjegjës për gabimin e atij që e fal namazin keq, nëse nuk e ndalon dhe nuk e këshillon.”. (esSalatu, f.40, li-Ibnul-Kajjim).
Vërejtje:
Nëse e sheh vëllain tënd musliman duke e falur namazin gabimisht, duhet ta këshillosh dhe t’ia korrigjosh gabimin, për arsye se ai që e fal namazin siç duhet është bashkëpërgjegjës me atë që e fal atë keq, nëse nuk e ndalon dhe nuk e këshillon.
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in