E ka falur namazin si imam dhe pas namazit i është kujtuar që nuk ka abdes!

Pyetja:

Një njeri ka qenë imam në namaz me xhemat, pasi që e ka përfunduar namazin i është kujtuar së ka qenë pa abdes, pastaj ka marrë abdes dhe është falë vetëm ai, a është i saktë veprimi i tij? Çfarë duhet të bëj ai tash nëse ka qenë gabim veprimi i tij?

Përgjigja:

Ajo që e ka vepruar ky njeri është e saktë dhe ky veprim është obligim ndaj tij. Xhemati namazin e kanë të saktë, sepse ata nuk kanë pasë njohuri për gjendjen e tij gjatë namazit, prej Allahut vjen suksesi!

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu-ul-fetawa 12/139)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button